LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Beckham është njeri i veçantë

Galliani: Beckham është njeri i veçantë

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka dhënë sinjale të forta se Rosonerët po planifikojnë që ta mbajnë David Beckhamin në skuadër.

Mesfushori anglez u dëmtua në tetivën e Akilit në ndeshjen ndaj Chievos, të cilën Milani e fitoi 1-0, ashtu që do të mungojë në Kampionatin Botëror dhe është vënë në dyshim karriera e tij.

“Dashuria ime për Beckhamin ka shpërthyer ndaj Fiorentinas vitin e kaluar. E kam parë atë duke vrapuar pas një lojtari kur ishim duke fituar 2-0 ndërsa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit”.

“Ai është njeri i veçantë. Milani i dëshiron shërim të shpejtë, dhe mirëseardhje për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Galliani. /Telegrafi/