LAJMI I FUNDIT:

Gallas mund të mungojë ndaj Barcës

Gallas mund të mungojë ndaj Barcës

Problemet me lëndime të mbrojtësit të Arsenalit, William Gallas, mund të ndikojnë që ai të mos jetë i gatshëm për supersfidën e Topçinjve ndaj Barcelonës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Shpresoj se ai do të luajë së shpejti, por për momentin nuk duket mirë. Ai do të luajë pak para fundit të sezonit, por a do të jetë i gatshëm ndaj Barcelonës?”.

“Këtu dua të vë një pikëpyetje tjetër. Mund të them se ai është 80% sigurt jashtë sfidës. Por, ai do të luajë pak para fundit të sezonit”, përfundoi trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. /Telegrafi/