LAJMI I FUNDIT:

Gallas afër largimit nga Arsenali

Gallas afër largimit nga Arsenali

Ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, duket se është një hap afër largimit nga Emirates Stadium.

Sipas London Evening Standard, 32-vjeçari nuk e kishte përcjellë fitoren e fundit prej 4-0 të Arsenalit ndaj Fulhamit, që ka zemëruar fansat e klubit.

Burime nga klubi kanë thënë se Gallas ka mbetur në Francë për të vazhduar trajtimin e tij të ijës në prag të bashkimit me kombëtaren e Francës në Kupën Botërore, por disa lojtarë të tjerë të lënduar të klubit, si Cesc Fabregas, Aaron Ramsey, Alex Song dhe Manuel Almunia ishin bashkuar me bashkë-lojtarët tjerë për t’i dhënë fund sezonit.

Wenger në anën tjetër, duket se ka hequr dorë nga mënyra e trajtimit të lojtarëve mbi 30-vjeçar, të cilëve u ofron vetëm kontrata njëvjeçare, por Gallas, i cili mbush 33 vjet në gusht, ka refuzuar të pranojë ulje të pagës që aktualisht është 80 mijë funte në javë.


Me asnjërën palë që nuk dëshiron të lëshojë pe, duket se Gallas do të largohet nga Emirates në muajin e ardhshëm, kur kontrata e tij skadon. Roma, Paris St-Germain dhe Milan janë disa prej klubeve që po përcjellin situatën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori