LAJMI I FUNDIT:

Galatasaray dhe Panathinaikosi vazhdojnë tutje

Galatasaray dhe Panathinaikosi vazhdojnë tutje

Galatasaray dhe Panathinaikosi kanë shënuar fitore si mysafirë të Dinamo Bucuresti dhe Sturm Graz, respektivisht, për të siguruar vazhdimin e garës së mëtutjeshme në Europa League.

Gjigantit turk ka shënuar fitore prej 3-0 përballë ekipit rumun nga Bukureshti, ndërsa grekët e kanë mposhtur me rezultat minimal ekipin austriak.

Pas kësaj xhiroje, Galtasaray mban vendin e parë në Grupin F me dhjetë pikë, ndërsa Panathinaikosi gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë. /Telegrafi/