LAJMI I FUNDIT:

Furgoni “hippie” më i famshëm dhe më i gjatë në botë (Foto)

Furgoni “hippie” më i famshëm dhe më i gjatë në botë (Foto)

Para më shumë se gjysmë shekulli, kompania e njohur gjermane Volkswagen, ka lansuar furgonin e saj të parë, i cili menjëherë u bë më i preferuar për të gjithë ata që ishin për dashuri dhe qetësi në botë. Ky model është prova më e madhe e kësaj.

Gjatë viteve ’70-ta, ky model më shumë ishte i njohur me nofkën “hippie” sesa me emrin e tij të vërtetë Volkswagen “Type 2”. Po ashtu ishte i njohur edhe si model për udhëtim dhe argëtim.

Ky “hippie” për herë të parë është prodhuar në vitin 1950, dhe ka vazhduar prodhimin deri në vitin 2013. Deri atëherë është modifikuar shumë herë dhe kanë dalë modele shumë entuziaste, transmeton Koha.net. Ekipi nga Indonezia ka arritur që të thyejë rekord sa i përket modifikimit të këtij modeli “Type 2”.


Wahyu Pamungkas së bashku me ekipin e tij prej 30 punëtorëve ka arritur që nga dy furgona “Type 2” të ndërtojë një furgon me gjatësi prej 7.6 metra. Kjo vërteton se ky është furgoni më i gjatë në botë për nga lloji i vet.

Motorin ekzistues 1.5 litër, ky ekip e ka zëvendësuar me motorin 2.0 litër, pasi që tani hapësira është më e madhe për shkak të gjatësisë që ka.

Të gjitha këto ndryshime ekipit indonezian i ka kushtuar rreth 25 mijë euro.

Për 63 vjet, në total, janë shitur rreth 10 milionë njësi të këtij modeli.

Modelet e fundit janë mbledhur në Brazil, por para tre vite edhe këto modele kanë mbetur vetëm histori pasi që qeveria e këtij vendi ka urdhëruar që të gjitha automobilat e reja duhet të kenë jastëkët me ajër (airbag).

Kur është fjala për gjatësinë, deri tani rekordi ka qenë 6.9 metra.

Type 2 b

Type 2 c

Type 2 d