LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Masat e ndërmarra për krizën të nevojshme

Fullani: Masat e ndërmarra për krizën të nevojshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Ardian Fullani tha të martën se sistemi bankar në Shqipëri po reagon pozitivisht ndaj efekteve të krijuara nga kriza financiare botërore.

Në një takim me përfaqësuesit e bankave, Fullani ka paraqitur edhe masat e ndërmarra nga BSH-ja për kapërcimin e krizës ekonomike. Duke i cilësuar masat e ndërmarra sit ë nevojshme. Fullani theksoi se të gjitha këto vendime janë të mirë studiuara duke marrë parasysh të gjitha rrisçet në kushtet e një krize golbale.

“Dhënia e likuiditetit në mënyrën më të gjerë, iniciativat dhe rregullimet të një mbikëqyrje duke pasur kontestin e krizës, dhe ulja e normës bazë të interesit, bënë që publiku të ambientohej me një situatë ndryshimesh”, theksoi Fullani.

Ai sqaroi gjithashtu se rregullimi i sistemit të depozitave është bërë për të shmangur arbitrazhin në këtë kohë krize financiare. /Telegrafi/