LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Inflacioni në Shqipëri, i parashikuar

Fullani: Inflacioni në Shqipëri, i parashikuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zoti Ardian Fullani, në një konferencë për mediat, deklaroi të mërkurën se inflacioni kap shifrën 4.2% në muajin maj, duke shtuar se rritja e inflacionit është në shkallë botërore.

Sipas guvernatorit, shkak për këtë është rritja e çmimeve të lëndës së parë dhe kjo rritje është brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë.

Zoti Fullani tha se “inflacioni ka prekur agjentët e ekonomisë, por pavarësisht kësaj gjatë muajve të parë të vitit ka pasur rritje ekonomike. Ambienti ekonomik ofron kushtet për rritjen e investimeve në vend, pasi monedha vendase është e qëndrueshme”. Guvernatori tha se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, ajo do të jetë 5.25%. /Telegrafi/