LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Ekonomia shqiptare, pozitive dhe në rritje

Fullani: Ekonomia shqiptare, pozitive dhe në rritje

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar si pozitive ecurinë ekonomike të vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti ndërsa theksoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në kuotën e 5.25 për qind.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se është shënuar rritje ekonomike ndërsa shtoi se balancat makro-ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm gjatë këtij tremujori. “Rritja ekonomike është mbështetur si nga kërkesa e huaj për mallra shqiptare ashtu edhe nga kërkesa e brendshme” theksoi Fullani.

Ai ka shtuar se zgjerimi i shpejtë i eksporteve dhe rritja e importeve kanë sjellë një përmirësim të deficitit tregtar dhe ruajtjen e monedhës kombëtare.

Gjithashtu guvernatori Fullani theksoi se rritja e çmimeve në vend ka të bëjë me rritjen e çmimit të importeve ndërsa shtoi se inflacioni ka shkuar në kuotën e 4.3 për qind në muajin mars, duke qëndruar 1 pikë përqindje më shumë.


“Ka qenë një tremujor me rritje pozitive por kjo rritje është më e ulët se rritja potenciale e ekonomisë”, theksoi Fullani. /Telegrafi/