LAJMI I FUNDIT:

I ftohti siberian? Shihni si shqiptari sfidon temperaturat e ulëta! (Video)

I ftohti siberian? Shihni si shqiptari sfidon temperaturat e ulëta! (Video)

Temperaturat janë nën zero pothuajse në të gjithë Shqipërinë, mjaft rrugë janë mbuluar nga bora dhe akulli, mjaft të tjerë po mbulohen me batanije në shtëpi nga të ftohtët, por ky burrë nga Saranda as që do t’ia dijë.

Por pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetari i identifikuar me emrin Çimi nuk i pëlqen të rrijë ngrohtë brenda në shtëpi, por ai e shfrytëzon kohën në mënyrën më të “çmendur”.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga JOQ, sarandjoti ka dhuruar spektakël për banorët e Sarandës duke u larë në temperatura mjaft të ulëta.