LAJMI I FUNDIT:

Ftohen komunat për paraqitjen e projekteve

Ftohen komunat për paraqitjen e projekteve

Ministria e Financave (MF) ka ftuar komunat e Kosovës të paraqesin projektet e tyre komunale në mënyrë të hartimit të Kornizës Afatmesme Komunale 2011-2013.

Ministri Bedri Hamza ka kërkuar nga niveli komunal hartimin e Kornizave Afatmesme Komunale në mënyrë që projektet për investime të mos jenë ad-hoc.

Hamza tha, se me krijimin e kornizës afatmesme komunale do të krijohej zhvillim i qëndrueshëm ekonomik komunal dhe orientim të buxhetit në mënyrë të planifikuar.

Por nga të gjitha komunat vetëm 26 prej tyre kanë bashkëpunuar me nivelin qendror për krijimin e kësaj kornize. Vetëm 14 komuna kanë paraqitur projektet kapitale për vitet në vazhdim. /Telegrafi/