LAJMI I FUNDIT:

Freski e zgjatur dhe më shumë mbrojtje – mbështjellësi i ri për pulën e freskët nga Perutnina Ptuj

Freski e zgjatur dhe më shumë mbrojtje – mbështjellësi i ri për pulën e freskët nga Perutnina Ptuj

Konsumi i mishit të pulës në vendin tonë është i lartë, ndërkaq Perutnina Ptuj gjithmonë ka pasur kryefjalën për cilësinë, sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve që ka sjellë në tryezat e familjeve kosovare.

Teksa mishi i pulës mbetet një nga më të preferuarit, Perutnina Ptuj me krenari mban statusin si kompania që ofron produkte të mishit të pulës me siguri e cilësi të lartë në tregun e Kosovës.

Pula e Freskët

Linja Natur nga Perutnina Ptuj është shndërruar në një sensacion, ku familjet kosovare sot preferojnë mish të freskët para çdo lloj mishi tjetër, pasi që mishi i freskët nga Linja Natur e Perutnina Ptuj vjen me furnizim të rregullt tri herë në javë nga fermat sllovene ku pulat ushqehen vetëm në mënyrë natyrale.

Pula e freskët është një nga produktet e linjës Natur nga Perutnina Ptuj që konsumohet në tryezat e familjeve kosovare që kanë prioritet krahas shijen, edhe prejardhjen e sigurtë të pulës që konsumojnë.

Mbështjellës i ri për Pulën e Freskët

Perutnina Ptuj gjithmonë implementon teknologjinë më të fundit që rrit standardet e produkteve që konsumohen në tregun kosovar dhe mbarë evropian.

Kësaj radhe Perutnina Ptuj për pulën e freskët nga linja Natur sjell mbështjellësin e ri, që është avancim i paketimit të pulës së freskët.

Me anë të mbështjellësit të ri rritet qëndrueshmëria e pulës së freskët, të cilën mund ta konsumoni pa frikë, nga se ka afat të mjaftueshëm dhe siguri të jashtëzakonshme sa i përket cilësisë pasi pulat e Perutnina Ptuj ushqehen vetëm në mënyra natyrale.

Me mbështjellësin e ri, cilësia mbetet e njëjtë – por paketimi është më i sigurt, freskia e pulës është më e zgjatur dhe cilësia e foljes është e jashtëzakonshme, çka bën që ju të vazhdoni të konsumoni vetëm pulë të freskët shumë të sigurt dhe cilësore nga Perutnina Ptuj.

Pulën e freskët nga Perutnina Ptuj me paketimin e ri do të mund ta gjeni në rrjetet e marketeve në mbarë vendin dhe të shijoni maksimumin e kënaqësisë që garantohet nga Perutnina Ptuj.

Artikull i sponzorizuar