LAJMI I FUNDIT:

French Open, Wozniacki e Williams fitojnë

French Open, Wozniacki e Williams fitojnë

Tenistja e tretë më e mirë në botë, Caroline Wozniacki, ka deklasuar rusen Alla Kudryavsteava me rezultat 2-0 në sete (6-0 dhe 6-3), për të kaluar në rrethin e dytë të French Open.

Nga ana tjetër edhe kinezja Li Na kaloi në rrethin tjetër pasi mundi francezen Kristina Mladenovic me rezultat 2-0 në sete (7-5 dhe 6-3).

Elena Dementieva vetëm sa humbi kohë me kroaten Petra Martic, të cilën e ‘shkeli’ me rezultat 6-1 dhe 6-1, për të vazhduar dominimin e saj në terrenet me dhe. /Telegrafi/

Ndërkohë, tenistja numër një në botë, Serena Williams, u kthye nga fillimi i dobët për të fituar me rezultat 2-0 në sete (7-6 dhe 6-2) Stefanie Voegele. /Telegrafi/