LAJMI I FUNDIT:

French Open, eliminohen Sharapova dhe Venus

French Open, eliminohen Sharapova dhe Venus

Justine Henin ka mposhtur deri tani, kundërshtaren e saj më të fortë, rusen Maria Sharapova, për të arritur në rrethin e katërt të garës të cilën tenton ta fitojë për herë të pestë, French Open.

Bartësja e 22-të, belgia Justine Henin, vazhdon kështu garën për vitin e saj të gjashtë pa humbje në French Open (duke mos marrë parasysh dy vitet e kaluara kur ishte në pension), ndërsa në këtë rreth takohet me australianen Samanta Stosur.

Nga ana tjetër, bartësja e dytë, Venus Williams, është përshëndetur nga French Open pas disfatës turpëruese të pësuar nga Nadia Petrova me rezultat 6-4 dhe 6-3. /Telegrafi/