LAJMI I FUNDIT:

Francescoli: Ronaldo është prapa Messit

Francescoli: Ronaldo është prapa Messit

Legjenda uruguaiane e futbollit, Enzo Francescoli, ka thënë se asi i Barcelonës, Leo Messi, aktualisht është lojtar më i mirë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Sot, Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Argjentinasi është në nivel të lartë të aftësive të tij, ndërsa Ronaldo është prapa tij. Disa sezone më parë, ishte e kundërta, portugezi ishte përpara”, ka thënë uruguaiani.

I pyetur se cila është skuadra favorite për ta fituar La Ligan, Francescoli është përgjigjur se është vështirë të përcaktohet ndërmjet Blaugranëve dhe Mbretërve, mirëpo nëse do të duhej doemos të zgjidhte, ai favorizon Barcelonën. /Telegrafi/