Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit Gustav Klimt, trashëgimtarëve të një familje hebreje që u detyruan të shesin veprat e artit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Piktura e blerë nga shteti francez më 1980, po mbahej në muzeun d’Orsay të Francës, një nga muzetë kryesorë të Parisit. Më parë, piktura i përkiste znj. Nora Stiasny, e cila jetonte në Purkersdorf, afër Vjenës në Austri.
“Austria u aneksua nga nazistët më 1938. Prona e saj u konfiskua gradualisht dhe në gusht të atij viti ajo u detyrua t’ia shiste një të njohuri pikturën e saj, që tani mban titullin “Rosiers sous les Arbres”, tha ministrja e Kulturës e Francës, Roselyne Bachelot.
Në prill 1942, Stiasny dhe nëna e saj, Amalie, u dëbuan dhe u vranë në Poloninë e pushtuar nga nazistët, në geton e Izbicës ose në kampin e afërt të shfarosjes Belzec. Burri i saj, Pauli, dhe djali i tyre, Otto, u dëbuan në kampin Terezin afër Pragës dhe më pas në Aushvic.
Në vitin 2019, Ministria e Kulturës e Francës u përpoq të identifikonte veprat e vjedhura në koleksionet e saj.
Bachelot tha se pas një procesi të gjatë për të identifikuar pronarët, piktura do të kthehej te pasardhësit e pronares së parë. Ajo shtoi se kthimi i pronës së konfiskuar hebraike ishte detyrë e Francës.
“Vendimi që morëm është padyshim një vendim i vështirë. Do të thotë të nxjerrësh nga koleksionet kombëtare një kryevepër, që është për më tepër piktura e vetme e Klimtit që zotëronte Franca”, tha ministrja. “E dimë që përndjekja e hebrenjve ka marrë shumë forma. Shumë shpesh, para eliminimit, para shfarosjes, kishte vjedhje të mallrave të hebrenjve”.
Lindur në Austri më 1862, Klimt ishte një nga anëtarët themelues të shkollës së pikturës të njohur si Seksioni i Vjenës, një grup artistik avangardë në fund të shekullit. Artisti është më i njohur për pikturën e tij “Puthja”, një nga veprat më të njohura në botë. /a2news/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mehmet Kraja: 10 libra të letërsisë shqipe, që duhen lexuar

Fjalimi i Skënderbeut!?

Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare

Gazeta amerikane, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

GJUHA SHQYPE

Vdes albanologu Skënder Gashi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren