Traditat ndryshojnë nga rajoni në rajon, mirëpo në përgjithësi kanë të njëjtën zanafillë. Por, mënyra se si dasma festohej para 50 vitesh ndryshon nga metodat e sotme.
Pedagogia Nora Malaj rrëfen për dasmën e saj, të realizuar 36-vite më parë. Paja mendohej shumë kohë përpara, për arsye se do të filloje jetën dhe ishte një shqetësim që nuk e kishte vetëm nusja, por e gjithë familja.
“Dasma ime është bërë në datë 9 tetor, ndërsa e gjithë java para dasmës mori kohën e përgatitjes, sepse duhet të çoje pajën (të mërkurën është dërguar paja). Unë nuk kam qenë shumë tradicionale, por paja ishte e domosdoshme për të filluar jetën. Mbaj mend që gjatë verës, përtej leximit që unë bëja, duhet të bëja edhe një orë punë dore saqë na ishte kthyer në bezdisje. Por, sot e falënderoj gjyshen që më mësoi të bëja gjithcka”, u shpreh ajo.
Ndërsa, amvisja nga Devolli, Mimoza Kambo Fifo, tregoi më tepër për ritet e zonës së Devollit.
“Dasma fillon ditën e hënë deri ditën e diel; mblidhen gratë e fisit, bëjnë bakllavatë ditën e hënë, e në darkë të rinjtë kërcejnë në oborrin e shtëpisë së djalit. Të enjten i çohen rrobat nuses – fustani i bardhë 0 dhe marrin rrobat e vajzës e i sjellin në shtëpinë e djalit. Pastaj, ditën e shtunë ndodh dasma e vajzës. E, ditën e diel në mëngjes theret pula, bëhen petulla, dhëndri shkon merr nusen, krushkat vjedhin diçka të vogël po mos e marrin vesh të tjerët derisa të mbarojë dasma”, tha ajo.
Traditat dhe ritet e dasmave shqiptare kanë qenë të shumta. Sot ato janë zbehur, por zona të ndryshme i ruajnë ende me fanatizëm disa prej tyre. Vlen të përmenden disa nga traditat kryesore ku, në zonën e Tiranës, zakoni e do që një që një llokume të ndahet përgjysmë, mes vjehrrës e nuses. Labëria njihej për “duelin” me fjalë mes krushqve. Në Korçë traditë e veçante mbetet buka me qiqra për nusen, që të jetë pjellore. Ndërkaq, në zonën e Tepelenës bëhen shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm