LAJMI I FUNDIT:

Vdes albanologu Skënder Gashi

Vdes albanologu Skënder Gashi

Sot, në moshën 77 vjeçare ka vdekur albanologu Skënder Gashi.

Gashi ka lindur më 1942 në Mramor të Prishtinës. Njihet si një prej studiuesve të zellshëm të Albanologjisë.


Ka doktoruar në Salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe. Ishte bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 1980 deri më 2003, ndërsa punonte si lektor i gjuhës shqipe në Vjenë ku kishte botuar revistën shkencore “Dardania”.

Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime; ishte bashkautor i “Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”; pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës” etj.