LAJMI I FUNDIT:

Franca një hap pranë Botërorit

Franca një hap pranë Botërorit

Franca ka shënuar fitore minimale si mysafir i Irlandës duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të vizës për në Afrikën e Jugut.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Croke Park, ndërmjet Irlandës dhe Francës, përfundoi me rezultat prej 1-0 në favor të mysafirëve.

Të vetmin gol për Les Bleus e shënoi sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka (72’).

Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për të zgjedhurit e Raymond Domenech, kur dihet që ndeshjen kthyese do ta zhvillojnë para tifozëve të vet. /Telegrafi/