LAJMI I FUNDIT:

Franca hap dyert për shqiptarët që janë vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson

Franca hap dyert për shqiptarët që janë vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson

Franca duke filluar nga dita e sotme ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Franca është vendi i dytë pas Spanjës që ka dhënë dritë jeshile për turizmin, pas kufizimeve të krijuara nga COVID-19.

Franca lejon edhe hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.


Lejohet të vizitojnë Francën për personat që kanë 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm Johnson & Johnson, 2 javë pas injeksionit për vaksina te personat që kanë kaluar Covid-19, ku kërkohet vetëm 1 injeksion.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale, për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi.

“Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.
Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)
Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, shkruhet në njoftim. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori