LAJMI I FUNDIT:

Formohet Instituti për adresimin e krimeve të kryera nga Serbia, Atdhe Hetemi emërohet drejtor

Formohet Instituti për adresimin e krimeve të kryera nga Serbia, Atdhe Hetemi emërohet drejtor

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se po jetësohet instituti që do të adresojë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në vitet 1998-1999.

Kurti ka shtuar se qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme.

“Vazhdon angazhimi ynë për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës. Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive që do të na shërbej neve dhe brezave pas nesh. Po jetësojmë institutin që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën 1998-1999”, ka thënë Kurti.


Kryeministri ka treguar se ka emëruar edhe Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv i këtij instituti.

“Atdhe Hetemi është ligjërues në departamentin e shkencave politike në UP ka përfunduar doktoratën në universitetin e Gent-it në Belgjikë”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë këtij viti janë bërë gërmime vlerësuese në 11 lokacione për gjetjen e të zhdukurve.

“Në 5 prej tyre kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e së paku 6 viktimave të luftës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë dhe  Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.

“Ato nuk parashkruhen andaj nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga okupatori e agresori serb gjatë luftës në Kosovë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori