LAJMI I FUNDIT:

Forma e patëllxhanit që shqetësoi zonjën që udhëtonte me “business class”! (Foto)

Forma e patëllxhanit që shqetësoi zonjën që udhëtonte me “business class”! (Foto)

Një grua australiane që udhëtonte nga Sydnay për në Brisbane nuk mundi t’ju besonte syve kur pa vaktin që iu shërbye gjatë udhëtimit të saj me business class.

Mësohet se gruaja që ka dashur të mbetet anonime, e ka postuar foton e vaktit të saj në profilin e Facebook, ndërsa thotë se i ka ikur oreksi kur ka parë formën që kishte patëllxhani në pjatën e shërbyer.

“Kur pyeta se çfarë më shërbyen, më thanë që ishte një patëllxhan me rrënjë. Nuk kisha fotografuar kurrë më parë ndonjë pjatë, por kjo ishte me të vërtetë qesharake”, ka komentuar gruaja, përcjell BW.


Komentet poshtë fotos së saj kanë qenë të shumtë dhe me humor. Njëri prej komentuesve e thotë: Pse nuk porosit një pije të fortë për ta shoqëruar?