LAJMI I FUNDIT:

Forbes: Në SHBA 413 miliarderë

Forbes: Në SHBA 413 miliarderë

Revista Forbes thotë se Rusia tash ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, Forbes shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Evropë.

Forbes thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.


Sipas revistës, tash në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë. /Telegrafi/