Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të Perspektivës Ekonomike Rajonale sugjeroi se Prodhimi i Brendshëm Bruto në të gjithë kontinentin do të ketë një rënie në 1.4 për qind nga 2.3 për qind që ishte në vitin 2018, përpara se të rikthehet në 1.8 për qind në vitin 2020.
Organizata parashikon që të njëjtat forca që ndikojnë në rënien e prodhimit dhe tregtisë për Evropën e përparuar ka të ngjarë të vazhdojnë të ndikojnë.
Projeksionet për Evropën e zhvilluar janë zvogëluar me 0.1 pikë përqindje në 2019 dhe 2020, ndërsa rritja e pritshme në Evropën në zhvillim është rishikuar në rritje përkatësisht me 0.5 dhe 0.2 pikë përqindje.
Prodhimi i Brendshëm Bruto real në Evropë për vitin 2019 parashikohet të rritet me normën e saj më të ulët që nga viti 2013.
Në ekonomitë më të përparuara të kontinentit, rikuperimi pritet të jetë më modest, duke u rritur nga 1.3 për qind në 2019 në 1.5 për qind në vitin 2020 për shkak të rritjes së parashikuar të kërkesës botërore, megjithëse Fondi Monetar tha se perspektivat për një rikuperim të tregtisë botërore nuk janë aq të forta sa gjashtë muaj më parë. Të njëjtat forca që ndikuan në rënien e prodhimit dhe tregtisë për Evropën e përparuar ka të ngjarë të vazhdojnë.
“Ulja e shpenzimeve kapitale të Azisë dhe e qëndrueshmërisë së konsumit ka të ngjarë të vazhdojë të rëndojë në eksportet dhe rritjen e Evropës, pasi rajoni është një eksportues i madh i mallrave kapitale dhe pajisjeve të transportit. Rritja e kërkesës në Shtetet e Bashkuara, një prej partnerëve tregtarë më të rëndësishëm për shumë vende evropiane ka qenë një faktor lehtësues, por rritja e SHBA-së pritet të mos jetë aq e fortë”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Sektori i automobilave sipas raporti, mund të vazhdojë të anojë nga rritja, në sajë të shtrëngimit të standardeve të emetimeve dhe zhvendosja e prirjeve konsumatore drejt automjeteve elektrike.
Ngadalësimi i industrisë dhe tregtisë, i kombinuar me tregtinë dhe pasigurinë që lidhet me BREXIT-in, ka filluar të ndikojë në investimet në disa vende, me investitorët të shqetësuar për pengesat gjeopolitike.
Megjithatë, konsumi privat dhe sektori i shërbimeve në të gjithë kontinentin kanë mbetur fleksibil, të ndihmuar nga tregjet e forta të punës, që kanë ndikuar në kompensimin e disa dobësive të shkaktuara nga mjedisi i trazuar i jashtëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë