LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 4.2 për qind

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 4.2 për qind

Banka Botërore në raportin për Prospektet Ekonomike, thotë se ekonomia botërore do të rritet 2.5 për qind këtë vit, vetëm pak më shumë se parashikimi prej 2.4 për qind për vitin 2019.

Sipas institucionit huadhënies, rritja ekonomike e Kosovës për sivjet pritet të jetë 4.2 për qind.

“Në Ballkanin Perëndimor pati një ngadalësim në investimet publike në Kosovë, të prodhimit në Serbi, dhe rritje e eksportit në Shqipëri dhe Serbia që kontribuoi në një moderim në rritje përafërsisht 3.2 për qind në vitin 2019. Në Kosovë rritja për këtë vit pritet të jetë 4.2 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Me gjithë përmirësimin e lehtë të paraparë për këtë vit, Banka Botërore thotë se 2020-ta mbetet e cenueshme ndaj pasigurive rreth tregtisë dhe tensioneve gjeopolitike.

Parashikimi i rritjes ekonomike për vitet e ardhshme | Burimi: Banka Botërore

“Kjo rritje modeste në ekonominë botërore shënon fundin e ngadalësimit që filloi në vitin 2018. Ne presim përmirësime, por, në përgjithësi, shohim edhe perspektiva më të dobëta të rritjes”, tha Ayhan Kose, ekonomist në Bankën Botërore.

Po ashtu, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë prezantimit të të arriturave për vitin 2019 kishte thënë se rritja ekonomike për vitin 2020 do të jetë 4.2 për qind, njëjtë sa kishte qenë në vitin paraprakë.

BQK: Rritja ekonomike për këtë vit vlerësohet të jetë 4.2 për qind, inflacioni arrin në 2.8 për qind
Lexo po ashtu BQK: Rritja ekonomike për këtë vit vlerësohet të jetë 4.2 për qind, inflacioni arrin në 2.8 për qind

“Rritja ekonomike në vend vlerësohet të jetë 4.2 për qind, e mbështetur kryesisht nga investimet dhe eksportet neto. Sipas vlerësimeve edhe për vitin e ardhshëm rritja do të jetë e njëjtë. Nga të dhënat e inflacionit që i kemi deri në fund të muajit nëntor, shënon 2.8 për qind që është dukshëm më i lartë që ka qenë një vit më herët, realisht ka shënuar rritje 0.9 për qind. Kjo rritje e inflacionit është si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit”, kishte thënë Mehmeti. /Telegrafi/