LAJMI I FUNDIT:

FMN: Shqipëria rritje ekonomike prej 2.3 % këtë vit

FMN: Shqipëria rritje ekonomike prej 2.3 % këtë vit

Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje ekonomike prej 2.3 % gjatë vitit 2010 për Shqipërinë.

Deklarata u bë nga ekonomisti në Departamentin Evropian të Politikave dhe të Studimeve Rajonale të FMN-së, Johan Mathisen, gjatë një konference në Tiranë mbi parashikimet ekonomike të rajonit.

"Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që njohu rritje ekonomike gjatë vitit 2009, ndërsa për këtë vit rritja ekonomike për Shqipërinë parashikohet 2.3 %", u shpreh ai.

Vitin që vjen, sipas Mathisen, Shqipëria do të njohë një rritje më të madhe, që llogaritet në 3.3 %, por ai kërkoi politika të kujdeshme fiskale nga ana e qeverisë. "Qeveria duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale", deklaroi Mathisen.