LAJMI I FUNDIT:

FMN lavdëron planet greke të kursimeve

FMN lavdëron planet greke të kursimeve

FMN ka vlerësuar planet e reja të kursimit të qeverisë greke. Është e drejtë, kur vendi për të zgjidhur problemet e borxhit të tij privatizon edhe sipërmarrjet shtetërore tha drejtori i FMN-së për Europën, Antonio Borges.

Ai gjithashtu shprehu besimin se Greqia do të gjejë një rrugëdalje nga kriza. Kryeministri grek Jorgos Papandreou kishte prezantuar më parë piketat e një programi tjetër kursimesh, transmeton Dw.

Sipas vlerësimeve deri në vitin 2015 duhet të kursehen 23 miliardë euro të tjerë. Nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetëtore, si hekurudhat apo kompania e energjisë elektrike qeveria do të marrë edhe 50 miliardë euro.

Greqia vitin e kaluar vetëm me ndihmat e BE dhe FMN-së ka mundur të shmangë falimentimin shtetëror. /Telegrafi/