LAJMI I FUNDIT:

FMN, jep parashikime pozitive për ekonominë

FMN, jep parashikime pozitive për ekonominë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka azhornuar me ngritje parashikimet e tij ekonomike. Kështu, ky institucion parashikon tani që prodhimi i brendshëm në nivel botëror do të rritet këtë vit me 3.9 përqind.

Përmirësimi, sipas FMN, i bie të jetë 0.8 përqind krahasuar me shifrat e publikuara në tetor, ndërsa rritja ekonomike do të ngjitet nga 0.1 në 4.3%.

Përsa i përket situatës ekonomike ndërkombëtare, autoritetet britanike konfirmuan sot daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga recesioni, ndryshe nga SHBA dhe Japonia, që e lanë pas atë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të kuartalit të fundit në vitin 2009, ekonomia britanike shënoi rritje prej 0.1 për qind, që është më pak se ajo që pritej, por e mjaftueshme për të kaluar kufirin për dalje nga recesioni, lajmërojnë mediumet perëndimore.


Ekonomia britanike ishte në recesion gjashtë kuartale, gjegjësisht 18 muaj me radhë, që paraqet periudhën më të gjatë të recesionit prej vitit 1955, kur filloi matja kuartale e indikatorëve ekonomik.

Njëra nga shenjat e rimëkëmbjes së ekonomisë është rënia e papunësisë pas 18 muajve të rritjes së vazhdueshme.

Ekonomia britanike hyri në recesion në kuartalin e dytë të vitit 2008. Ky është vendi i fundit prej ekonomive kryesuese që del nga recesioni.

Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha evropiane, dolën nga recesioni verën e kaluar. SHBA-të dhe Japonia po ashtu dolën nga recesioni në vitin 2009.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori