LAJMI I FUNDIT:

FMN, Italia ta ul deficitin publik

FMN, Italia ta ul deficitin publik

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kërkuar nga Italia të marrë masa të vendosura për reduktimin e borxhit shtetëror. Deficiti buxhetor italian duhet të zbresë deri në vitin 2012 nën 3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, kërkoi FMN-ja në raportin e saj më të fundit për këtë vit.

Aktualisht deficiti italian kap vlerën e 4.6 për qind. Ka shenja rimëkëmbjeje të ekonomisë italiane, të nxitura këto nga eksporti, megjithatë borxhi publik mbetet tepër i lartë dhe rritja ekonomike e kufizuar, thekson FMN.

Edhe Italia në ditët e fundit u vendos në qendër të diskutimit evropian. Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të pengojnë me çdo kusht shtrirjen e krizës ekonomike në ekonominë e tretë më të madhe brenda Evropës. /Telegrafi/