LAJMI I FUNDIT:

FMN, 110 mln euro për Kosovën

FMN, 110 mln euro për Kosovën

Republika e Kosovës ka arritur marrëveshje për ndihmë buxhetore prej 110 milion eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike prej 6 për qind dhe njëherësh, ka thënë se ndihma nga ky fond vendos Kosovën në rrugë të sigurt për realizimin e projekteve më rëndësi nacionale.

Në anën tjetër kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius, tha se autoritetet e Kosovës po ndërmarrin veprime për të përmirësuar shpenzimet buxhetore, mënyrë kjo që do të sjellë qëndrueshmëri fiskale.

Dakordimet me misionin synojnë uljen e huasë për vitin e ardhshëm, tha Odenius, për të shtuar se buxheti i Kosovës tashmë është shumë më i ngushtë dhe më i mirë, në krahasim më vendet e tjera. Qeveria do t’i kushtëzojë shpenzimet e saj, dhe kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2011.


Pjesë e këtij programi është Ligji i Punës, angazhimet e qeverisë për veteranët e luftës, ligji për sigurime pensionale dhe shumë aspekte të tjera, ka bërë të ditur kryeministri Thaçi.