LAJMI I FUNDIT:

Florentino: Reali nuk ka nevojë për Rooneyn

Florentino: Reali nuk ka nevojë për Rooneyn

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se ata nuk do të përpiqen të angazhojnë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Rooney është lidhur me një transferim në Real në vlerën e 90 milionë funteve, me trajnerin e ri të mbretërve, Jose Mourinho, që thuhet se dëshiron të punojë me anglezin.

I pyetur për Rooneyn dhe për yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, Perez ka mohuar se ndonjëri prej tyre mund të kalojë në Bernabeu.

“Ribery është një transferim i pamundshëm pasi ai sapo e ka rinovuar kontratën me Bayernin dhe në pozitën e Rooneyt ne tashmë kemi lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Perez. /Telegrafi/