Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim një delegacion të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të kryesuar nga Haxhi Arifi, kryetar.
Arifi e njoftoi Presidentin Pacolli me organizimin e BSPK-së dhe përgjithësisht për gjendjen ekonomike në vend. Ai ritheksoi edhe një herë gjendjen e rëndë të punëtorëve, që përfaqëson ky organizëm dhe përpjekjet që po bëhen, në bashkëpunim me institucionet e vendit, për kapërcimin e kësaj gjendjeje.
Kryetari i BSPK-së foli edhe për gjendjen e krijuar pas premtimeve për rritjen e pagave të punëtorëve të një varg sektorësh, rritje kjo që është shtyrë deri në miratimin e buxhetit për këtë vit. Ai shfaqi shpresën e tij dhe të punëtorëve se rritja e pagave do të realizohet.
Presidenti Behgjet Pacolli nga ana e tij tha se vlerëson lart punën dhe kontributin e BSPK-së, si një zëdhënëse dhe përfaqësuese e interesave të punëtorëve të Kosovës.
Presidenti Pacolli dhe delegacioni i BSPK-së diskutuan për nevojën e ngritjes së pagave, që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e punëtorëve, por biseduan edhe për gjendjen jo të lehtë ekonomike, në të cilën po kalon vendi, e sidomos për nevojat e mëdha për investime kapitale dhe për vështirësitë e mbulimit të këtyre investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet