LAJMI I FUNDIT:

Fitorja i regjistrohet Trepçës

Fitorja i regjistrohet Trepçës

Ndeshja e shumëpërfolur e fundjavës së kaluar ndërmjet Kosovës (V) dhe Trepçës, e cila u ndërpre, si pasojë e incidenteve të shkaktuara në fushën e gjelbër, është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të skuadrës së Trepçës.

Këtë vendim e ka marrë të mërkurën Komisioni i Garave në FFK, pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat nga personat zyrtarë në ndeshjen Kosova (V)-Trepça, si dhe duke u bazuar në regjistrimet televizive.

“Konform nenit 49 të Propozicioneve të Garave lidhur me nenin 58 të Rregullores së Garave, ndeshja e ndërprerë Kosova (V) – Trepça, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Trepçës. Ndërkohë inicime disiplinore janë ndërmarrë ndaj: KF Kosova, anëtarit të kryesisë së këtij klubi, Abdylaziz Hoxha, ndaj KF Trepça dhe ndaj portierit të këtij klubit, Suad Përtinac”, thuhet në një fragment të deklaratës së Komisionit të Garave.

Ndërkohë për shkak të festës së Bajramit, Komisioni i Garave ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të zhvillohen ditën e shtunë. /rtk/telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori