LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e West Hamit eliminon nga liga Portsmouthin

Fitorja e West Hamit eliminon nga liga Portsmouthin

Ilan ka shënuar golin e dytë vendimtar në dy ndeshjet e fundit për të ndihmuar West Ham Unietd të mposhtë në fushë vendore Sunderlandin me rezultat minimal 1-0, duke eliminuar kështu Portsmouthin nga Liga Premier dhe duke mbajtur gjallë shpresat e veta për mbijetesë.

Sulmuesi brazilian shënoi një gol të vonshëm në barazim 2-2 ndaj Evertonit dhe u dëshmua edhe një herë vendimtar pasi pranoi një top me kokë nga Carlton Cole për ta dërguar prapa rrjetës së portierit Craig Gordon.

Fitorja ishte shumë e vlefshme për West Hamin, që ngjitet në pozitën e 16-të të tabelës, pas fitores dhe katër pikë mbi zonën e rrezikut, pasi Burnley më herët mposhti Hull Cityn me rezultat 4-1.

Ndërkohë Portsmouth tashmë nuk ka asnjë gjasë për të mbijetuar në Ligë, derisa përgatitet të përballet me Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës FA.


Për West Hamin gjatë gjithë lojës luaji mitrovicasi Valon Behrami, derisa kapiteni Lorik Cana i mungoi Sunderlandit për shkak të një lëndimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Kalo në kategori