LAJMI I FUNDIT:

Fitore rutinë e Interit

Fitore rutinë e Interit

Pas barazimit kundër Romës, kampioni i Italisë në fuqi, Inter, i është kthyer fitores në Serie A duke e mposhtur Bolognan me rezultat 3-1.

Nerazzurët ishin mysafirë në stadiumin Stadio Dall’Ara nga arritën të nxjerrin tri pikë të plota.

Diego Milito shënoi golin e parë për zikaltrit (22’), por pas vetëm një minute, Marcelo Zalayeta barazoi rezultatin.

Pa përfunduar pjesa e parë (42’), SuperMario Balotelli riktheu avantazhin e mysafirëve, ndërsa në pjesën e dytë (72’) Esteban Cambiasso shoi shpresat e vendasve për barazim duke shënuar golin e tretë.


Me këtë fitore Interi distancohet edhe më shumë në krye të tabelës dhe pret gabimin e Juventusit apo Milanit për t’u ndier edhe më komod në vendin e parë. /Telegrafi/