LAJMI I FUNDIT:

Fitore e vështirë e Juventusit

Fitore e vështirë e Juventusit

Zonja e Vjetër ka arritur që me vështirësi të madhe të shënojë fitore prej 2-1 para tifozëve të vet kundër Atalantas.

Pas gjysmë ore lojë, ikona e klubit bardhezi dhe mjeshtri i gjuajtjeve të lira, Alessandro Del Piero kaloi vendasit në epërsi pikërisht nga gjuajtja e lirë.

Në fund të pjesës së parë (45’), Nicola Amoruso barazoi rezultatin për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, mysafirët treguan lojë më të mirë, derisa Bianconerët e patën të vështirë që të organizoheshin në fushë, ndërsa këtë arritën ta bëjnë vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes.


Goli i fitores për Juven erdhi në minutën e 82-të, kur pas një krosimi të Del Pieros, Felipe Melo shënoi me kokë.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi pozicionohet në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Napolin (vendi i pestë) dhe Sampdorian (vendi i shtatë), ndërsa ka tre pikë më pak se Palermo që mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Kalo në kategori