LAJMI I FUNDIT:

Fitore e lartë e Juventusit

Fitore e lartë e Juventusit

Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar ndërmjet Atalantas dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 5-2 si mysafir i Atalantas në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Atleti Azzurri d’Italia në Bergamo.

Mauro German Camoranesi krijoi avantazh të dyfishtë për mysafirët duke shënuar dy gola të shpejtë (36’ dhe 37’), dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në minutat e para të pjesës së dytë (51’), vendasit ngushtuan epërsinë me anë të Valdes.


Pas vetëm katër minutash, Felipe Melo krijoi sërish epërsi prej dy golash në favor të bardhezinjve, ndërsa vendasit e ngushtuan përsëri me golin e Fabio Ceravolo (71’).

Bianconerët shënuan edhe dy herë, me anë të Diegos (84’) dhe David Trezeguet (87’), për të shuar shpresat e vendasve për barazim.

Pas kësaj fitoreje, Juve gjendet katër pikë pas Interit, që të dielën mbrëma zhvillon derbin e javës së dymbëdhjetë kundër Romës. /Telegrafi/