LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina fiton, Sampdoria mposhtet

Fiorentina fiton, Sampdoria mposhtet

Viola ka shënuar fitore minimale si mysafir i Udeneses, ndërkohë që Sampdoria është mposhtur me rezultat prej 2-0 në fushë të Cagliarit.

Golin me vlerë tri pikë për Fiorentinan e shënoi Juan Manuel Vargas, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Nga ana tjetër, me golat e Daniele Contit (85’) dhe Alessandro Matrit (89’), Cagliari e ka mposhtur Sampdorian.

Me këtë humbje, Sampdoria zhvendoset në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Fiorentinan që tash mban pozitën e katërt.


Fitore kanë shënuar Genoa dhe Parma, që duket se do të jenë nga skuadrat pretendente për një vend që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/