LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina dhe Palermo kërkojnë Hykën

Fiorentina dhe Palermo kërkojnë Hykën

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka, i cili aktivizohet në kampionatin gjerman te Mainz, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Serie A.

Fiorentina dhe Palermo janë në kërkim të shqiptarit, i cili ishte afër kalimit në kampionatin italian edhe gjatë verës së kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se Hyka javën e ardhshme mund të kalojë si huazim te ndonjëri prej dy ekipeve të përmendura, me mundësi kontrate të përhershme në fund të sezonit në Serie A./Telegrafi/