LAJMI I FUNDIT:

Fininvest: Milani nuk është në shitje

Fininvest: Milani nuk është në shitje

Milani ka mohuar spekulimet se një pjesë e madhe e aksioneve do t’i shiten manjatit shqiptar Rezart Taçi.

Të martën, Taçi konfirmoi dëshirën e tij për ta blerë klubin e madh italian, duke u bazuar në njoftimet e mediave italiane për vështirësitë ekonomike të kompanisë “Fininvest”, të cilën e udhëheq presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

Mirëpo, në një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit, thuhet se nuk ekziston asnjë mundësi që të shitet klubi.