LAJMI I FUNDIT:

Finacial Times: Kriza greke me efekte edhe në Shqipëri

Finacial Times: Kriza greke me efekte edhe në Shqipëri

Rënia e remitancave dhe rritja e nivelit të papunësisë në vend do të jenë dy nga problemet që do të ketë Shqipëria si rezultat i krizës greke sipas Financial Times.

Gjatë viteve të krizës në Greqi remitencat janë pothuajse përgjysmuar, ndërkohë që numri i emigrantëve të fundit të kthyer në Shqipëri në tre vitet e fundit ka shkuar në 180 mijë. Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për shkak të krizës që po kalon vendi, mund të ndalojë remitencat për familjet shqiptare. Për shkak të krizës që po kalon Greqia, remitencat janë pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë euro vitin e kaluar, sipas Financial Times.

Por edhe pse remitencat kanë rënë, ato përbëjnë 5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Një tjetër problem që ngre Financial Times është se kthimi i mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia, do të rrisë nivelin e papunësisë në vendin tonë, duke shatuar edhe probleme me shërbimet sociale.


Por, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, sqaron se nuk ka vend për panik, pasi po i jepet prioritet punësimit të kësaj kategorie.

Vetëm në tre vitet e fundit, nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë. Sipas të përditshmes britanike, rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke nuk është ai i sistemit bankar, por kthimi i emigrantëve, rritja e nivelit të papunësisë dhe rënia e remitencave. Por si një gjë pozitive nga ajo që po kalon Greqia, duket se do të jetë qetësimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori