LAJMI I FUNDIT:

Fillon trajnimi për auditorët e brendshëm

Fillon trajnimi për auditorët e brendshëm

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka filluar sot trajnimin për auditorët e brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët do të certifikohen ndërkombëtarishtë për Auditimin e Brendshëm.

Ky trajnim prezantohet nga konsorciumi ndërkombëtar i përbërë prej Korporatës Tribal Helm nga Irlanda, Qendrës së Ekselencës në Financa (CEF) nga Sllovenia dhe Institutit të Autorizuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) nga Mbretëria e Bashkuar me financim të Komisionit Evropian përmes projektit të menaxhuar nga Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, për të ofruar përkrahje në përmirësimin e menaxhimit, kontrollit dhe llogaridhënies publike në Kosovë.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për auditorët e qeverisë që të marrin kualifikim prestigjioz të përqendruar në mënyrë specifike në aftësitë e nevojshme për sektorin publik.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke i përgëzuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë pjesëmarrësit për këtë projekt e sidomos Komisionin Evropian, tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në arritjen e përformancës maksimale në aspektin e menaxhimit të financave publike. Këtë projekt, respektivisht trajnimin auditorëve të brendshëm unë e shoh si një element kyç në funksion të avancimit të kësaj performance”.