LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e OnePlus One

Fillon shitja e OnePlus One

Dje gjatë ditësh ishte thënë se modeli i shumë përfolur i telefonit, OnePlus One do ta shtyjë debutimin e tij në treg edhe për pak kohë, pasi duhet ti përmirësojë disa çështje me OpenSSL.

Por, me sa duket këto probleme tani janë zgjidhur nga ekipi i CyanogenMod, dhe se telefoni do të fillojë të shitet tek një grup i konsumatorëve, duke filluar prej sot.

Dikush nga OnePlus One është deklaruar për Android Authority dje gjatë ditës, dhe i ka thënë faqes që problemet do të zgjidhen dhe se telefoni do të fillojë me shitje prej sot.

Dhe padyshim se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kane qenë duke e pritur arritjen e telefonit OnePlus One, i cili fillimisht do tu ofrohet atyre që e kanë pranuar ftesën për para-porosi, dhe tek të tjerët që megjithatë mezi e presin blerjen e këtij modeli. /Telefoni/