LAJMI I FUNDIT:

Fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, nga sot ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit.


“Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të behet nëpërmjet formës elektronike në email adresën akk.deklarimi@rks-gov.net, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruse”, thuhet në njoftim.

AKK njofton se ka dërguar kërkesën te të gjitha institucionet që të bëjnë deklarimin e pasurisë nga data 01 deri më 31 mars 2020. /Telegrafi/