LAJMI I FUNDIT:

Fillon Kongresi i jashtëzakonshëm i OBRM-PDUKM-së në Vallandovë

Fillon Kongresi i jashtëzakonshëm i OBRM-PDUKM-së në Vallandovë

Filloi paraqitja e delegatëve në Kongresin e 16 të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së. Kryetari i këshillit organizativ të Kongresit, Spiro Ristovski , theksoi se i pret dy ditë punë konstruktive të organit më të lartë partiak.

“Sipas agjendës prej orës 17 deri në orën 19 zgjat paraqitja e delegatëve. Prej orës 19 duhet të fillojë puna e Kongresit me ç’rast do të zgjidhen trupat e punës, më pas do të pasojë diskutim intern në të cilin çdo delegat mund të paraqitet, të japë shqyrtimin e tij për temat për të cilat do të debatohet. Ajo që është më interesante për opinionin do të ndodh nesër kur duhet të zgjidhet kryetari i ri i OBRM-PDUKM-së. Pres punë konstruktive të organit më të lartë”, tha Ristovski.

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e bashkëpartiakëve të tij Antonio Milloshoski. llia Dimovski të cilët thanë se nuk do të marrin pjesë në Kongres, Ristovski u përgjigj se partia hapat e ardhshëm i bën në pajtime me vendimet e trupave të partisë. Këtyre ditëve, theksoi, ka pasur debat konstruktiv dhe konkret në parti dhe në trupat e saj prej të cilit ai si kryetar i këshillit organizativ është i kënaqur.


Hirstian Mickovski, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së është kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet sot dhe nesër në Vallandovë. Kongresi i partisë pasoi pas tërheqjes së Nikolla Gruevskit nga funksioni lider.

Për të filluar me punë Kongresi nevojitet prani e dy të tretave të numrit të përgjithshëm prej 544 delegatë. Kandidati i vetëm për t’u zgjedhur për kryetar të OBRM-PDUKM-së duhet ta marrë mbështetjen shumicës prej numrit të përgjithshëm të delegatëve. Në të kundërt e gjithë procedura zgjedhore përsëritet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Lajme
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Lajme
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Jehona Hulaj
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Lajme
U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Lajme
Kalo në kategori