LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë para-porositë për Sony Xperia Z2

Fillojnë para-porositë për Sony Xperia Z2

Në Kongresin Botëror Mobil, Sony e ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj të avancuar, Sony Xperia Z2.

Vlerësimet e para të publikut janë se ky është një “mostrum prej telefoni”, ndërsa të gjithë ata që duan ta kenë këtë model, do të mund ta blejnë atë që nga muaji i ardhshëm.

Ndërsa Sony Store UK tashmë e ka listuar modelin e ri Sony Xperia Z2 në dyqanin e saj për një çmim prej 599 funtash, Unlocked Mobiles e ofron atë për 544.98 funta, përfshirë TVSH-në.

Për më shumë, ata që e bëjnë para-porosinë e telefonit të ri të Sony tani do të marrin edhe dëgjueset SRS-BTM8 në vlerë prej 79.99 funtash, Digital Noise Cancelling Headphones në vlerë prej 20 funtash dhe përmbajtje në vlerë prej 100 dollarësh.


Sony Xperia Z2 vjen me ekranin prej 5.2-inç në Full HD Live Color LED TRILUMINOS, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve me X-Reality motor mobil të fotografive.

Në anën tjetër telefoni posedon procesorin quad-core Snapdragon 801 me 2.3GHz me Adreno 330 GPU dhe 3GB of RAM.
Karakteristikat tjera të Xperia Z2 përfshijnë 16GB me portin për microSD, me kamerën e pasme me 20MP me mundësi të incizimit me 4K, 2MP kamerën e përparme, baterinë me 3,000 mAh dhe Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /