LAJMI I FUNDIT:

Figo: Më mirë CSKA se United apo Barca

Figo: Më mirë CSKA se United apo Barca

Ambasadori i Interit, Luis Figo është shprehur të ketë besim të madh për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që Nerazzurët do të kenë punë me rusët jo të favorizuar të CSKA Moskës.

“Ju nuk mund të zgjidhni ekipe në këtë fazë, por është normale që dëshirojmë të shmangim ndonjë skuadër, si p.sh Barcelonën apo Manchester Unitedin”.

“Barcelona apo Arsenali? Më falni por unë di se Interi do të duhet të mposhtë të gjithë, për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“CSKA Moska është skuadër tipike ruse, dhe është tejet e fortë. Fusha sintetike? Nuk mendoj se do të paraqesë problem, pasi që kemi përvojë nga ndeshjet e luajtura më parë në Rusi, në terrene të atilla”, u shpreh Figo për Sky Sports Italia. /Telegrafi/