LAJMI I FUNDIT:

Figo: Ëndrra ime ta shoh Messin tek Inter

Figo: Ëndrra ime ta shoh Messin tek Inter

Luis Figo ka dëshirë të madhe që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ta veshë fanellën e Interit.

Portugezi, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Barcën edhe për Interin, thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa ai do të shkëlqente në Serie A.

“Lionel është më i miri nga të gjithë dhe kjo është e padiskutueshme”.

“Loja e tij ekipore tash është më e mirë sesa në vitin e kaluar. Ëndrra ime është që ta shoh Messin duke luajtur për Interin”, ka thënë Figo për “Corriere dello Sport”.