LAJMI I FUNDIT:

FIFA do të fillojë rast kundër Maradonas

FIFA do të fillojë rast kundër Maradonas

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka njoftuar se komisioni disiplinor i kësaj organizate do të hapë një rast kundër trajnerit të Argjentinës, Diego Maradona, si pasojë e reagimit të tij pas kualifikimit të Argjentinës në Kampionatin Botëror.

“Njoftimet që i kemi marrë deri më tani nuk na japin alternativë tjetër veçse të kërkojmë nga komiteti disiplinor i FIFA-s që të fillojë një rast kundër trajnerit Diego Armando Maradona”, tha Blatter.

Pas fitores kundër Uruguait, kur edhe siguroi kualifikimin për Kampionatin Botëror, Maradona i ofendoi kritikët e tij, sidomos gazetarët, të cilët vazhdimisht kishin krijuar presion ndaj tij. /Telegrafi/