LAJMI I FUNDIT:

Festë në Tetovë – Maqedonia në NATO dhe BE

Festë në Tetovë – Maqedonia në NATO dhe BE

Në sheshin e “Iliria” në Tetovë në prag të festës qytetare Maqedonia në NATO dhe BE nën moton “Shkojmë përpara”, kënduan Big Mama, Dani Dimitrovska, rok grupi nga Tetova “High control” dhe këngëtari Shpat Kasapi.

Në festën e qytetarëve në Tetovë morën pjesë zv.Kryeministri i Diasporës, Edmond Ademi dhe zv.Ministri për mbrojtje Bekim Maksuti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tetova është në nga 15 qytetet në Maqedoni ku këtë pasdite dhe sonte po festohet marrja e ftesës së NATO-s dhe data për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm dhe duam që bashkërisht me qytetarët ta shpërndajmë këtë sukses. Kjo është plotësim i ëndrrës së shumë gjeneratave si në Republikën e Maqedonisë, por edhe ata që jetojnë jashtë shtetit sepse ky është hap i madh për Maqedoninë me çka kthehemi në derën e madhe të fushës ndërkombëtare që do të thotë nevoja e zhvillimit ekonomik dhe reforma të thella në të gjitha sferat e shtetit”, tha zv.Kryeministri Ademi.


Sipas Maksutit kjo është mundësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë pa dallim të kombësisë, religjionit apo përkatësisë politike të festojnë sepse të gjithë meritojnë të festojnë.

“Kjo është plotësim i ëndrrave dhe dëshirave që nga pavarësimi i shtetit si qëllim strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE. Edhe pse në vitin 2008 dukej se jemi një hap drejt anëtarësimit, për shkak të mos pasjes së konsensusit mbetëm jashtë, edhe më keq dy vendet të cilat ishin bashkë në gjithë procesin, Kroacia dhe Shqipëria, u pranuan si anëtare e plotë në NATO. Duhet të them se ushtarët dhe të gjithë nga Ministria për Mbrojtje gjithë kohën kanë qenë në detyrë dhe në plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO, por për shkak ngërçit politik humbëm 10 vite. Kjo është ditë e madhe për shtetin tonë dhe për qytetarët tonë, për shkak se puna e të gjithëve më në fund u pagua dhe fituam ftesën për anëtarësim të plotë në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori