Brenda një viti një punëtor në sektorin publik pushon 32 ditë, së bashku me pushimin vjetor si dhe me ditët e pushimit që janë në festa zyrtare në Kosovë.
Kështu numri i festave zyrtare në Kosovë, të cilat janë edhe ditë pushimi, po konsiderohen të shumta nga përfaqësuesit e bizneseve dhe ata që merren me të drejtat e punëtorëve.
Ligji për Festat Zyrtare, ka gjithsej 11 festa dhe respektohet në tërësi nga institucionet publike, derisa shumë nga bizneset e sektorit privat e kanë ditë pune.
Sipas Ligjit, kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë dhe të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasuese të punës.
Madje, Kosova feston edhe 9 Majin – Ditën e Evropës, ditë kjo që është ditë pune për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, thotë për Telegrafin se as këtë vit nuk do të ndryshohet Ligji për Festat Zyrtare.
Sipas tij, ata presin që ky ligj të ndryshohet më 2019.
“Në të ardhmen do të propozohet ndryshimi i Ligjit dhe besojmë se do të hyjë në planifikimin ligjor për vitin e ardhshëm. Tashmë shumica e festave kanë kaluar dhe për momentin nuk është e mundur të ndryshohet dhe analizohet në afat të shkurtër”, bën të ditur ministri Jagcilar.
Ndërsa Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se Ligji për Festa Zyrtare duhet të ndryshohet, pasi bizneset kanë produktivitet minimal dhe të hyra të papërfillshme, duke ua rrezikuar edhe likuiditetin.
“Ligji për Festat Zyrtare duhet të ndryshojë menjëherë. Në vend që muaji prill dhe maj të shfrytëzohen për punë dhe të krijohen rezultate me ndikim në të gjithë vitin, te ne këta muaj kalohen në bregdetet e vendeve të rajonit. Në anën tjetër, bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në Kosovë, pas muajve të vështirë të dimrit, presin rritje të produktivitetit dhe të hyrave, pikërisht në këtë periudhë. Ajo çka po i japim këtyre bizneseve, me ligjin aktual është e kundërta: produktivitet minimal dhe të hyra të papërfillshme, duke iu rrezikuar edhe likuiditetin. Kosova pretendon që ka ligje të harmonizuara me BE-në. Në fakt Kosova ka ligje që nxisin dembelinë, pasivitetin dhe moszbatimin e tyre gjithandej”, ka shkruar Rukiqi në profilin e tij në Facebook.
E drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEK), Arian Zeka, për Telegrafin ka thënë se Ligji duhet të ndryshohet dhe të reflektoje kërkesat e sektorit privat.
“Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar edhe reduktimin e numrit të ditëve të festave zyrtare në rastet kur ka festa të paarsyeshme, siç është rasti me Ditën e Evropës, ditë kjo e cila nuk është ditë pushimi, madje as në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ligji duhet të ndryshohet dhe të reflektojë kërkesat e sektorit privat duke pasur parasysh ngarkesën që Ligji ekzistues paraqet në punën e tyre”, thotë Zeka.
Ai ka treguar se si Odë Ekonomike Amerikane në Kosovë, në vitin 2013 kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare.
“Kemi kërkuar mosbartjen e ditëve të pushimit kurdo që ato bien gjatë ditëve të fundjavës, për në ditën e ardhshme të punës. Kjo kërkesë është diskutuar dhe aprovuar në Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, prandaj nuk arsyetohet mosndryshimi i tij, nga Qeveria”, tha ai.
Ndërkaq sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, festat duhet të reduktohen.
Ai për Telegrafin ka thënë se një ndër festat e cila nuk duhet të festohet është 9 maji, Dita e Evropës.
Sektori privat sipas Ajdinit, nuk i respekton festat dhe kjo paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.
“Te sektori privat këto festa nuk respektohen, nëse ekzistojnë, do të thotë se punohet, ndërsa sektori publik i respekton dhe këtu kemi shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Profesori universitar, Muhamet Mustafa, ka thënë për Telegrafin se Ligji ekzistues po ndikon negativisht në biznese dhe në ritmin e rregullt të punës në shkolla e fakultete.
“Ne si duket kemi mbetur peng të një ligji ekzistues, i cili në mënyrë ekstensive ka caktuar festat dhe ditët e pushimit, si dhe kompensimin e ditës së pushimit për shkak festës nëse ajo bie në ditët e fundjavës në një ditë të rregullt pune, të hënën ose të martën. Kjo ka rritur numrin e ditëve të pushimit, sidomos gjatë pranverës dhe ndikon negativisht në biznese dhe në ritmin e rregullt të punës në shkolla e fakultete”, vlerëson Mustafa.
Pjesë e ndryshimeve sipas tij, duhet të jetë edhe evitimi i kompensimit kur ditët e festës përputhen me ditët e fundjavës.
“Mendoj se zgjidhja është që të zvogëlohet numri i festave shtetërore në atë mënyrë që festat shtetërore i festojnë të gjithë, kurse festat fetare dhe ato të bashkësive etnike i feston vetëm komuniteti i caktuar. Pjesë e ndryshimeve duhet të jetë edhe evitimi i kompensimit kur ditët e festës përputhen me ditët e fundjavës”, ka theksuar profesori Muhamet Mustafa.
Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse.
Përveç këtyre festave, në Kosovë sipas Ligjit janë të përcaktuara edhe tetë ditë tjera memoriale.
Data 28 Nëntor shënohet si Dita e Flamurit të shqiptarëve dhe 12 Qershori – Dita e Paqes, e që për të dy ditët pushohet. Kurse gjashtë festat tjera memoriale i përkasin ditës së komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova